VARSHAVË – Morawiecki paralajmëron Zelensky që të mos ofendojë më kurrë Poloninë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Pas mosmarrëveshjes për tregtinë e grurit, kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka rritur kritikat e tij ndaj deklaratave të fundit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

“Dua t’i them presidentit Zelensky se ai nuk duhet të ofendojë më kurrë polakët, siç bëri një ditë tjetër gjatë paraqitjes së tij në Kombet e Bashkuara”, tha Morawiecki dje në mbrëmje, sipas agjencisë së lajmeve PAP.

Komisioni Evropian kohët e fundit vendosi të mos zgjasë ndalimin për importet e grurit ukrainas që aplikohej në Poloni, Hungari, Sllovaki, Rumani dhe Bullgari.

Polonia, Sllovakia dhe Hungaria vendosën më pas të ndjekin rrugën e tyre dhe të vendosin vetë masa kufizuese, duke thënë se duhej të mbronin fermerët e tyre nga konkurrenca, për shkak të importeve të rritura ndjeshëm nga Ukraina.

Duke aluduar për këtë, Zelensky tha në OKB se ai ishte i alarmuar nga mënyra se si “një teatër politik” për importet e grurit ukrainas midis aleatëve po luante në favor të Moskës.

“Ukraina po i shmanget pushtimit rus, një luftë që po zhvillohet për sigurinë e Evropës. Prioriteti i Evropës duhet të jetë armatosja dhe duhet të ndihmojë duke transportuar armë në Ukrainë”, shtoi Morawiecki.

“Qendra logjistike në Rzeszow në Poloninë juglindore është funksionale dhe do të vazhdojë të punojë në bashkëpunim me aleatët”, tha ai.

Ukraina është një prodhuese e madhe e grurit, por po lufton për ta eksportuar atë për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Ukraina ka 19 muaj që po i shmanget një pushtimi të plotë rus.

Për shkak të luftës në vazhdim, eksportet e zakonshme nga portet e Detit të Zi të Ukrainës pothuajse janë bllokuar pothuajse plotësisht. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like