Varianti i ri i këngës “Besom” mes Donaldit, PM dhe Yll Limanit

by admin
Spread the love

Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Donaldi po shijon ditët me shoqërinë e famijarët, e në rrethin e tij shoqëror s’ka si të mungojë edhe Dj PM, i cili ishte shumë i afërt me të gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në shqipëri.

Refreni i këngës “Besom”  ishte padyshim një nga më të dëgjuarit gjatë transmetimit të “Big Brother VIP”.

Edhe pse është publikuar para 4 vitesh, kënga e Yll Limanit dhe Dj Pm dhe Dagz u bë virale kudo në rrjetet sociale.

Mjaftoi që Donaldi dhe Pm ta këndonin një herë refrenin e saj në “Big Brother” dhe të gjithë duket se u fiksuan me këngën e tyre.

Ditën e sotme Dj Pm, Donaldi dhe Ylli Limani shihem të tre së bashku duke kënduar këngën “Besom”.

“A e din pse? @ylllimani eshte ky me duket dhe sigurisht @djpm_ dashuria ime!”- ka shkruar Donaldi në videon e publikuar në profilin e tij në “Instagram”.

Deri tani, videoja po pëlqehet shumë nga ndjekësit e tyre.


You may also like