Vanoli: Të dhemb humbja me këtë lloj loje, Dinamo do përmirësohet në vazhdim

by admin
Spread the love

Dinamo u mposht nga Tirana në derbi dhe tashmë diferenca me rivalin më të afërt për mbijetesë ka shkuar në 4 pikë. Pas ndeshjes së luajtur në Elbasan foli trajneri Rodolfo Vanoli.

“Si fillim komplimente Tiranës, e ka treguar se e meriton të jetë në krye. Të dhemb kur humb pas një paraqitje të tillë. Lojtarët treguan një nivel shumë të lartë, në aspektin tekniko-taktik dhe sa i përket edhe shpirtit të garës”, tha fillimisht italiani.

“Nëse vazhdojmë të luajmë si sot, vështirë të humbim. Sot luajtëm me këtë sistem loje, sepse menduam se ishte më i përshtatshmi për të vendosur kundërshtarin në vështirësi”, shtoi Vanoli për Supersport.

“Të gjithë e panë paraqitjen shumë të mirë të lojtarëve të mi, më vjen keq për ta. Krijuam më shumë raste, e goditëm më shumë portën kundërshtare se Tirana. Kjo do të thotë se kemi bërë një punë të mirë, ndeshja tjetër do të jetë ndryshe.

Për mua është ndeshja e parë sot, nuk shoh se çfarë ka ndodhur më para. Jam i bindur se lojtarët do të përmirësohen në vazhdim”, përfundoi Rodolfo Vanoli, i cili më parë ka dalë kampion me Olimpija Ljubjana në Slloveni. / oversport.tv

You may also like