Valon Syla reagon pas konferencës së Naim Tërnavës: Hoxha e mori këtë detyrë sepse VV i ka 11 islamikë brenda

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari dhe analisti Valon Syla e ka kritikuar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, i cili bëri thirrje që të ndërpritet greva në arsim, duke i thënë se s’ka ekspertizë që të flasë as për politikë e as për arsim, raporton Express.

Sipas tij, Tërnava e mori këtë detyrë shkaku i “11 deputetëve islamikë brenda VV’së”.

“Paska folë për protesta dhe për Qeveri se çka duhet me bo me greva në arsim SBASHKu dhe Albin Kurti. Po flet sikur Akademia e Shkencave në vendeve komuniste, e sidomos ata në Serbi që dalin me skenar-zgjidhje. Por te na Hoxha e ka marrë këtë detyrë se i kanë 11 islamikë brenda VV’së në Parlament si deputetë e që me ata koketon, politizon me këto deklarata, se as ata stë ngojnë më…”, ka shkruar ai.

Syla ka pyetur se pse Tërnava nuk foli për rastet e dhunimeve të të miturave e grupet islamike.

“Kujt po i jep mesazh? Politikës? Ata kanë faj që ju kursyen për raporte finaciare të BIK’ut, për tenderat e Xhamive pa fund, që kanë mbetur thatë s’kaj autostradave të Kosovës. Ti po i përzihesh politikës, por ata nuk tu përzien ty, dhe këtu fillon gabimi. Nevojën për protagonizëm mos e shëroni me politikë, boll i keni xhamiat. Skeni ekspertizë as për politika as për arsim. Lenani rahat qaty”, ka shkruar Syla.

Ndryshe, Tërnava, në një konferencë për shtyp ka bërë thirrje që të ndërpritet greva në arsim dhe ajo e shërbyesve civilë.

Tërnava para gazetarëve tha se i mbështesin kërkesat e SBASHK-ut por që ata duhet ta ndërprejnë grevën dhe kërkesat t’i adresojnë në dialog social raporton Gazeta Express.

“Të nderuar mësimdhënës, shërbyes civilë e ju udhëheqës sindikalë dhe qeveritarë. Kam përcjellur me vëmendje grevën, që në fillim më lejoni të shpreh mirënjohjen për punën e mësimdhënëvse. Mësuesit dhe pedagogët e kanë kryer me përgjegjshmëri të lartë. Ne mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme sepse janë mësuesit dhe edukuesit të fëmijëve tanë.Thërrasë SBASHK-un ta ndërpresin grevën dhe fëmijët të kthehen në bankat e shkollës. Poashtu thërras sindikatën e shërbyesve civilë ta ndërprejnë grevën dhe të kthehen në punë. Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë në dialogun social. Drejtuesit sindikalë në këto momente të tregohen të arsyeshëm dhe t’i kthehemi normalitetit”, tha Tërnava.

Ai i bëri thirrje poashtu edhe qeverisë dhe Kuvendit që sa më parë të miratojnë ligjin e pagave dhe t’i adresojnë kërkesat e sindikalistëve.

“I bëj ftesë qeverisë dhe kuvendit që sa më parë të miratojnë ligjin për paga dhe kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë. Mbes me shpresë që nxënësit t’i kemi në bankat shkollore dhe shërbyesit në vendin e punës”, tha Tërnava.

You may also like