Valencia udhëhoqi me 2:0 ndaj Realit por nuk i ndali tre pikë! Diakhaby lëndohet rëndë dhe polemika në fund

by admin
Spread the love

Valencia ka barazuar me rezultat 2:2 me Real Madridin.

Valencia e nisi fuqishëm ballafaqimin duke avancuar me rezultat 2:0 me golat e Duros në minutën e 27-të e Yaremchukut në atë të 30-tën. 

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45+5, Vinicius Junior ngushtoi rezultatin në 2:1. 

Në minutën e 76-të, Vinicius Junior sërish protagonist dhe nga afërsia nga një metër shënoi për 2:2.

Në minutën e 86-të, për disa minuta është ndërprerë ndeshja, Mouctar Diakhaby (Valencia) pësoi një lëndim të rëndë dhe me barelë u largua nga fusha.

Protesta të ashpra në fund nga lojtarët e Realit, ngase goli në fund nga Bellingham nuk u pranua pasi që gjyqtari kishte vërshëllyer disa sekonda me herët për përfundimin e sfidës. 

Polemika në fund.

Pas javës së 27-të të kampionatit spanjoll, Reali kryeson me 66 pikë, duke lënë pas Girona-n me 59 (një ndeshje më pak), Barcelona 57 (një ndeshje më pak) dhe Valencia zë pozitën e nëntë me 37 pikë të mbledhura.

You may also like