Valencia e mohon kategorikisht: Asnjë marrëveshje me Barcelonën për Soler

by admin
Spread the love

Valencia ka mohuar kategorikisht lajmet e merkatos që e lidhin lojtarin e tyre Carlos Soler me një transferim të mundshëm te Barcelona. Ka qenë vetë klubi nëpërmjet një deklarate zyrtare që ka thënë se nuk ka asnjë negociatë me katalanasit.

Për më tepër ata shtuan se Valencia dhe Carlos Soler janë duke zhvilluar diskutime në mënyrë që të rinovojnë kontratën e lojtarit.

“Nisur nga informacionet e publikuara këtë të hënë në Diario AS, Valencia CF mohon kategorikisht se ka një marrëveshje apo se po zhvillohen negociata me FC Barcelona për transferimin e Carlos Soler.

Klubi aktualisht është në negociata të hapura me futbollistin dhe agjentët e tij për të zgjatur marrëdhënien e tij kontraktuale me Valencia CF”, shkruhej në komunikatën për shtyp. /oversport.tv

Foto: Valencia C.F, Facebook

You may also like