Vala e të nxehtit në Evropë: Zjarret vdekjeprurëse përhapen në Mesdhe

by admin
Spread the love

Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francë, pasi vala e të nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi.

Në Portugalinë veriore, një pilot vdiq kur avioni me të cilin ai po transportonte ujë u rrëzua në zonën Foz Coa, pranë kufirit spanjoll. Autoritetet portugeze thonë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga të nxehtit gjatë javës së kaluar.

Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit jugperëndimor të Francës Gironde, ku mbi 12,000 njerëz janë evakuuar.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit.

Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41 gradë në pjesë të jugut të vendit të dielën dhe rekorde të reja të të nxehtit parashikohen për të hënën.

Ndërkohë edhe në Britaninë e madhe, vendi  po përgatitet për temperatura rekord.Autoritetet  kanë paralajmëruar pasagjerët në kryeqytet që të shmangin të gjitha udhëtimet, përveç atyre  thelbësore në këto ditë. Qeveria mbajti një takim urgjent të Cobra të shtunën për të shqyrtuar trajtimin e valës së të nxehtit


Top Channel

You may also like