Vajza 5-vjeçare u shpëtua nga rrënojat në Gaza, momenti prekës kur sheh motrën e vogël gjallë

by admin
Spread the love

Një video prekëse tregon momentin ku dy motra palestineze ribashkohen në Rafah, në jug të Gazës.

Julia, një vogëlushe 18 muajshe, u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin El-Najar.

Motra e saj, Joury pesëvjeçare, gjithashtu u shpëtua nga rrënojat ishte duke u mjekuar për plagët e saj.

“Motra ime, e dashura ime,” qau Joury në momentin që kuptoi se motra e saj kishte shpëtuar.

 

Të dyja ishin me familjen e tyre duke ngrënë drekë kur ndërtesa pranë tyre u bombardua, duke shkatërruar shtëpinë në të cilën ndodheshin, tha xhaxhai i vajzave.

Vajzat u trajtuan për lëndime në kokë dhe mbetën të frikësuara dhe të traumatizuara, shtoi xhaxhai i tyre. Më vonë ata u larguan nga spitali me familjen e tyre.


Top Channel

You may also like