Ushtria vrau gabimisht tre pengje, shpërthejnë protestat në Izrael

by admin
Spread the love

Me qindra protestues mbushën mbrëmjen e djeshme rrugët e Tel Avivit pas lajmit se ushtria izraelite kishte vrarë gabimisht tre të rinj të marrë peng nga Hamasi pas masakrës së 7 tetorit.

Tre të vrarët u identifikuan si Yotam Haim, 28 vjeç, Samer Al-Talalka 25 vjeç, dhe Alon Shamriz, 26 vjeç. Protestuesit marshuan drejt bazës ushtarake në kryeqytet dhe kërkuan prej ekzekutivit që të negociojë një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve të mbetura.

“E vetmja mënyrë që pengjet të dalin të gjallë nga kjo situatë është përmes negociatave. Lufta është e mirë, por mund ta vazhdojnë luftën paskësaj, mund ta vazhdojnë për dy apo tre vjet po deshën, por në fillim të lirohen pengjet.”

“Qeveria izraelite tha se do të bëjnë gjithçka për lirimin e pengjeve, se ata do të ishin shqetësimi i saj kryesor, por nuk po më duket fare ashtu.”

Pengjet besohet se humbën jetën  të premten në qytetin e Gazës, ku ushtarët izraelitë janë përballur me luftë të ashpër të militantëve të Hamasit dhe nuk arritën t`i identifikojnë në kohë, por i panë si kërcënim. Mbi incidentin, ka nisur tashmë një hetim i brendshëm.

Marrja e pengjeve nga Hamasi është prej javësh tema që ka dominuar diskursin publik në Izrael. Të afërmit e tyre kanë bërë fushata të fuqishme duke kërkuar me forcë nga qeveria të angazhohet në negociata, ndërsa protesta në solidaritet me pengjet dhe familjet e tyre mbahen gati çdo ditë në shtetin hebre.


Top Channel

You may also like