Uruguaji shpallet kampion bote për moshat U-20 – Shqip

by admin
Spread the love

Uruguaji është shpallur mëngjesin e sotëm kampion bote në futboll për moshat U-20, në turneun e zhvilluar në Argjentinë. Finalja u luajt në La Plata, aty ku amerikano-latinët mundën 1-0 në finale Italinë, me një gol me kokë në minutën e 86-të nga Luciano Rodriguez.

Kjo është finalja e katërt që ekipet italiane humbasin në dy javë, pas atyre të Europa League (Roma), Conference League (Fiorentina) e së fundi në Champions League (Inter). Këtë herë bëhet fjalë për kombëtaren “azzurre”, që edhe pse bëri një turne të mirë u dorëzua në finale.

Ndeshja finale u luajt në stadiumin “Diego Armando Maradona” të La Plata, ku Uruguaji arriti të triumfojë falë një goli në minutat e fundit, pas një ndeshje të ekuilibruar. Amerikano-latinët patën më shumë kontrollin e topit, por rastet për shënim ishin të pakta nga të dyja skuadrat.

Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesë vjen goli i Uruguajit, ku pas një aksioni rrëmujë Rodriguez shënon me kokë pak metra nga posta. Përpjekjet e fundit të italianëve për të barazuar nuk japing rezultat. Për Uruguajin ky është titulli i parë kampion bote në këtë grupmoshë.

You may also like