Universiteti i Prishtinës reagon pas sulmit ndaj profesoreshës Pupovci

by admin
Spread the love

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas lajmit për sulmin fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci.

“Aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare”, thuhet në reagimin e UP-së

UP-ja u ka bërë thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore.

Ndryshe Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht sot nga mjeku Arsim Gashi.

 

 

 

 

 

 

You may also like