“Unë kisha buxhet 20 milionë”, Benitez krahason Liverpoolin e tij me atë të Klopp

by admin
Spread the love

Liverpooli ka padyshim një nga ekipet më të forta në botë për momentin. Të besuarit e Klopp janë në garë këtë vit për të gjithë titujt e mundshëm dhe në rast të një suksesi të shumëfishtë mund të vendosin një rekord absolut.

Ndërkohë që ish-trajneri Rafa Benitez ka bërë edhe një krahasim të Liverpoolit të tij me atë të Klopp. Tekniku spanjoll foli për gazetën AS ku tregoi edhe përshtypjet e tij.

“Nëse analizon Liverpoolin tim, kur unë arrita në vitin 2004, kush ishin më të mirët? Gerrard që ishte akoma një lojtar i ri dhe luante në role të ndryshme. Nuk kishte lojtarë të tjerë të nivelit botëror. Ishte Xabi Alonso, Luis Garcia që ishte një lojtar prej të cilit Barcelona kishte hequr dorë.

Mes më të mirëve pastaj ishte Fernando Torres që kishte shënuar 15 ose 20 gola në Spanjë, dhe me ne shënoi 33. Ne bëmë të rritej Mascherano që ishte një lojtar zëvendësues te Ëest Ham.

Lucas Leiva që më pas shpenzoi 10 vite me klubin. Agger që kushtoi 6 milionë euro, por në krahasim me sot, nuk kishte shumë kampionë në ekip, ishte një punë e pabesueshme ajo që bëmë ato vite.

Njerëzit kujtojnë atë skuadër, atë fitore me Milanin që mbetet legjendare. Liverpooli i tanishëm ka shpenzuar 1 miliard euro, të shpenzuara mirë është e vërtetë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të krahasohet Liverpooli im me këtë të Klopp, sepse duhet të analizohen edhe rrethanat. Unë kisha një buxhet rreth 20 milionë euro. Tani me 20 milionë euro kë mund të sjellësh te Liverpooli? Asnjë. Po blihen lojtarë me 40 milionë për pankinë”. /oversport.tv

Foto: evertonfc.com

You may also like