Ulpiana në formë katastrofale, shtatë ndeshje, zero fitore: Tetova drejt shkarkimit

by admin
Spread the love

Merkato, investime por ende jo lojë… Ulpiana përballet me Malishevën me euforinë e madhe për të arritur një sukses që do t’i jepte shkëputje të lehtë nga zona e kuqe dhe për ti dhënë sinjal ekipeve tjera që klubi lipjanas po rikthehet tek rezultatet pozitive.

Por, në fushë shihet një skuadër që vetëm me idetë e futbollit nuk ka lidhje dhe e gjitha kjo i taksohet Edlir Tetovës, që asesi nuk po arrinë të kthehet tek rezultatet pozitive, pavarësisht fondit të pasur të lojtarëve në skuadër.

Pas një fillimi zjarr, me golin e shënuar nga Santos nga pika e bardhë, entuziazmi dhe bukuria nis të shuhet dhe Malisheva gjen rregullin, me dyshen lipjanase Gërbeshi dhe Ibrahimi që do t’a neutralizojnë komplet sulmin bardhekaltërt për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Pas insistemit të pareshtur të Malishevës, gjithashtu edhe me gafën e Eminit, Shabanit i bëhet një dhuratë në zonën e Ulpianës, i cili me një goditje maestrale barazon shifrat në Lipjan.

Tetova hedh në fushë dhe Bebeton dhe Avdullin por nuk vjen goli i 2-1. Madje, Malisheva është më e rrezikshme…

Shtatë ndeshje pa fitore, vetëm 3 pikë të mbledhura: 3 gola të shënuara dhe 12 të pësuara.Ky është bilanci i Ulpianës të Edlir Tetovës në këto ndeshje të zhvilluara.

Një ecuri që nuk siguron as mbijetesën, kurse Tetova tani është në fije të perit!

Pas 20 javëve, Ulpiana mbetet në vendin e 8 me vetëm 19 pikë të grumbulluara dhe një ndeshje më shumë se Dukagjini i vendit të parafundit

You may also like