Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës në disa akse rrugore

by admin
Spread the love

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende në rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50-100 metra në akset rrugore Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles, Veles – Negotinë, Negotinë – Demir Kapi dhe Dellçevë – Makedonska Kamenicë.

Nga LAMM njoftuan se intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nëpër gryka malore, kumtuan nga NP Rrugët e Maqedonisë, është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla të cilat pastrohen rregullisht, Ekipet kujdestare, qëndron në kumtesë, vazhdimisht janë në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha akset rrugore.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING



You may also like