Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në Stracin

by admin
Spread the love

Ulje të dukshmërisë deri në 100 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës në Stracin, kumtoi ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Nëpër gryka malore është e mundur paraqitje e shembjeve më të vogla të cilat, siç thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, pastrohen rregullisht.

Ata apelojnë për menaxhim të kujdesshëm me automjetet, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

Ekipet kujdestare, theksojnë, vazhdimisht janë në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha akset rrugore.

MARKETING



You may also like