Ulen nivelet e ujërave të lumenjve

by admin
Spread the love




Nivele e ujërave të të gjitha lumenjve në vend janë më të ulëta se mesatarja për këtë periudhë të vitit dhe tek pjesa më e madhe e tyre shënohet ulje shtesë e nivelit në krahasim me ditën e djeshme.

Sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), vetëm niveli i lumit strumicë, në vendin matës në Sushevë, është i njëjtë me mesataren për muajin mars, por megjithatë shënon ulje për një centimetër në krahasim me ditën e djeshme.

Më të ulëta se mesataret janë edhe niveli i ujit të Liqenit të Ohrit dhe të Prespës edhe atë për shtatë centimetra tek Liqeni i Ohrit, gjegjësisht për 1,68  metra tek Liqeni i Prespës, me çka është vetëm pesë centimetra mbi minimumin absolut prej 842,25. Nivel më të lartë se mesatarja shumëvjeçare për muajin mars ka vetëm Liqeni i Dojranit ku niveli i ujit është për 2,84 metra më i lartë se mesatarja.

 


You may also like