UKRAINË – Zelensky: Rusia kërkon Donbasin dhe jugun e vendit

by admin
Spread the love



ROMË, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Trupat ruse duan të marrin Donbasin dhe jugun e Ukrainës dhe ne jemi të vetëdijshëm se armiku ka rezerva për të rritur presionin në lindje, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”Cili është qëllimi ynë? Mbrojmë lirinë, tokën dhe popullin tonë”, theksoi ai në një fjalim video.

“Ne po forcojmë mbrojtjen në zonën lindore dhe në Donbas. Ne duhet të lavdërojmë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që mbrojnë qytetet, por gjithashtu të themi se vendi ynë nuk ka marrë mjaftueshëm sisteme moderne antiraketë nga aleatët perëndimorë”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Foto nga Shqipëria pa makina


You may also like