UKRAINË – Tymoshenko: Odesa parashikohet të mos ketë energji në të ardhmen

by admin
Spread the love

KIEV, 10 dhjetor /ATSH-DPA/- Në të ardhmen, parashikohet që Odesa të mos ketë energji, pas sulmeve të fundit raketore ruse, sipas nënkryetarit të zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko.

“Punimet për riparimin e objekteve energjetike do të marrin më shumë kohë se zakonisht”, tha ai në Telegram, duke shtuar se sulmet kishin mbyllur qytetin.

“Megjithatë, deri më tani është mbajtur në funksion infrastruktura kryesore, si spitalet, repartet e maternitetit dhe centralet”, tha Tymoshenko.

Odesa ka marrë peshën kryesore të sulmeve të fundit ruse, megjithëse ka pasur edhe sulme në rajonin jugor të Khersonit, të cilat kanë lënë gjithashtu mijëra banorë pa energji elektrike.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMbyllet përkohësisht edhe pika kufitare në Bërnjak

You may also like