UKRAINË – Këshilltari i Zelensky jep dorëheqjen pas njoftimit për sulmin rus në Dnipro

by admin
Spread the love

LONDËR, 18 dhjetor /ATSH/ – Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych dha dorëheqjen pas deklaratës së tij, sipas së cilës një raketë ruse që goditi një bllok banesash në Dnipro duke vrarë 44 persona, ishte lëshuar nga Kievi, sipas BBC.

Arestovych kërkoi falje dhe tha se kishte bërë një gabim të madh.

Deklarata e tij shkaktoi zemërim të gjerë në vend dhe u përdor nga zyrtarët rusë për të fajësuar Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk ka komentuar ende vendimin Arestovych për të dhënë dorëheqjen.

Disa orë pasi nje sulm raketor rus goditi të shtunën një bllok banesash në Dnipro, Arestovych fillimisht, njoftoi se dukej se raketa ruse kishte rënë mbi ndërtesën pasi ishte rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Ukraina tha se ndërtesa u godit nga një raketë ruse “Kh-22”, të cilën ajo nuk ka aftësinë ta rrëzojë.

Ukrainasit reaguan me zemërim ndaj njoftimeve fillestare të Arestovych, duke e akuzuar atë për forcimin e pozitës së propaganduesve ruse. Disa deputetë ukrainas nënshkruan një peticion ku kërkohej shkarkimi i Arestovych si zyrtar i qeverisë.

“U kërkoj ndjesë të sinqertë viktimave dhe të afërmve të tyre, banorëve të Dnipros dhe të gjithë atyre që u lënduan thellë nga versioni im i gabuar i të arsyetuarit, lidhur me sulmin raketor rus në bllokun e banesave”, shkroi ai në Telegram. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like