UKRAINË – Diplomatët çekë kthehen në Kiev në shenjë solidariteti mes pushtimit rus

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGË, 13 prill /ATSH-DPA/ Diplomatët çekë u kthyen sot në Kiev në shenjë solidariteti mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Ky ishte një nder hapat e parë për t’i siguruar Ukrainës mbështetjen e Republikës Çeke”, sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme në Pragë.

Menjëherë pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, Republika Çeke e zhvendosi stafin e ambasadës së saj në vend të sigurt.

Më pak se një muaj më parë, kryeministri çek Petr Fiala vizitoi Kievin së bashku me homologët e tij nga Polonia dhe Sllovenia. Qeveria e tij ka mbështetur Ukrainën me dërgesa armatimesh dhe ndihma humanitare.

“Autoritetet çeke vlerësojnë se vendi ka pranuar tashmë mbi 300,000 refugjatë ukrainas. Ka patur një ngadalësim të fluksit të refugjatëve”, tha ministri i Brendshëm Vit Rakusan pas një takimi të kabinetit në Pragë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like