UEFA pritet ta denojë Napoli, shkak gjestet e pahijshme të presidentit në drejtim të mediave

by admin
Spread the love

UEFA mund t’i japë gjobë të madhe Napolit pasi presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis ndërpreu papritmas intervistën e Matteo Politanos me Sky Sports Italia.

La Repubblica raporton detajet se si shefi i Napolit u shfaq papritur para kamerave të Sky për të ndërprerë një intervistë me Politanon, i cili po fliste për ndeshjen e ardhshme të skuadrës në Champions League me Barcelonën.

De Laurentiis u zemërua, duke akuzuar ekipin e Sky se nuk ishin në gjendje të intervistonin lojtarin sepse lojtarët e Napolit ishin të autorizuar të flisnin vetëm me gazetarin Gianluca Di Marzio dhe jo me kolegët e tij.

Sjellja e çrregullt e presidentit të Napolit do të ketë pasoja pasi UEFA tani pritet të godasë klubin me një gjobë të madhe për shkeljen e marrëveshjes për të drejtat televizive.

/GazetaBlic Sport

 

You may also like