Udinese ngec kundër Cremonese, vjen suksesi dhe për Fiorentinën

by admin
Spread the love

Udinese ngec kundër Cremonese, vjen suksesi dhe për Fiorentinën mbyllur dy nga ndeshjet e ditës së dielë në Serie A të vlefshme për javën e 12-të. Fiorentina mund Spezian në transfertë 2-1 ndërsa Cremonese – Udinese ndalen në barazim. Të dyja sfidat u transmetuan Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Të besuarit e Vincenzo Italiano arritën të marrin fitoren e parë në kampionat pas 4 javësh të luajtura. Fiorentina prishi ekuilibrat e takimit me një gol nga Milenkovic në fillimin e pjesës së parë. Spezia kundërpërgjigjet me Nzola në fundin e pjesës së parë. Goli përfundimtar që vendos takimin vjen nga Cabral që i dhuroi 3 pikët miqve.

Cremonese e vendit të fundit arrin të marrë një pikë me vlerë në një barazim pa gola kundër Udineses favorit në letër. Këta të fundit nuk po japin më rezultate pozitive që nga 5 javë të Serie A, dhe nuk mundën të marrin një fitore përballë vendit të fundit. /oversport.tv

 

You may also like