U turpëruan nga Tirana, trajneri i Egnatias: Një mbyllje si kjo dhemb për fundin e vitit

by admin
Spread the love

Egnatia mori një disfatë të turpshme në shtëpi përballë Tiranës në sfidën e fundit të vitit 2023. Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova u shpreh i zhgënjyer nga skuadra e tij, por kërkoi të largonte presionin.

“Normalisht vijmë nga një gjysmë e mirë, por një mbyllje e keqe që dhemb. Mendoj që deri në minutën që doli Aleksi me të kuq, miksim momente të mira. por pas daljes me të kuq kishte tolerime që nuk di ta përcaktoj fiks pas analizës. Mbas 0-2 i kërkova ekipit që të ishte gjithë kohës në mbrojtje. Por do e shikoj e do e analizoj më mirë.

Lojtarët janë të gjithë të rëndësishëm për skuadrën. Kjo nuk do të thotë që lojtarët që hyjnë të mos e bëjnë detyrën. Me lojtarët që duhet të prekin fushën duhet më shumë sakrificë për të zënë vendin e titullarit.

Mendoj se për Pauluaskas ka ofertë, por nuk kam informacion më të thellë. Për të tjerët, nuk kemi largime.
Me presidentin? Duhet ta kthejmë në forcë këtë dhimbje. Të parët jemi prapë.

Paulauskas sot ka hyrë i dëmtuar në fushë. Nuk kishim alternativë tjetër. U detyruam të ndryshonim modulin, që nuk rezultoi siç duhet. Ishim mirë para kartonit të kuq. Por është e kotë që të flasim për ndeshjen, sepse pesë gola janë shumë.

Deri me datë 28 janë në stërvitje. Nuk mendoj se ka njeri që do iki me pushime. Skuadra ishte tepër e motivuar, sepse ishte një ndeshje për tu luajtur.

Ndërrimi i modulit, që të kemi një 4-2-3-1 efektiv. Mendoj që pak pjesën e dytë, kurse në të parën shumë pak ose fare dhe kjo na prishi pak sistemin. Por më mirë një ndeshje e keqe sot dhe gola të marrë, sepse në vazhdimësi me ndeshje 1-0, 2-0.

E ndërruam sistemin. Mbas 0-2 i kërkova skuadrës që të rrinin në mbrojtje.

Shpeshherë i kemi parë dhe golat që kemi parë. Ajo është manovra jonë për të shkuar drejt sulmit. Mendoj se kjo ndikoi shumë.

Lojtari që shkon për te topi dhe kap këmbën e kundërshtarit, nuk ka asgjë të keqe. E keqja është si reagon situata kur ngel me 10 lojtarë”, u shpreh Tetova për “MCN”./ h.ll/abcnews.al

You may also like