U sulmua dhunshëm në fushë, reagon Stivi Frashëri – zbulon gjendjen e tij shëndetësore

by admin
Spread the love

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili mbeti i lënduar nga tifozët e Gjilanit, në ndeshjen derbi që u zhvillua ditën e djeshme, ka reaguar dhe ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore.

Stivi tregoi se është duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe se është duke i kryer analizat në tërësi, shkruan Insporti.

Reagimi i plotë i Stivit:

“Faleminderit shume për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisth jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesëve në tërësie. Me një përkujdesje shembullore, sot po kryejmë edhe analizat me të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtitimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem. Më vjen shume keq që nuk mundem t’iu kthej përgjigje të gjithëve. Faleminderit dhe ju dua shumë!

Frashëri u sulmua dhunshëm në fushë nga disa tifozë të Gjilanit, të cilët e pushtuan fushën pasi skuadra e tyre e kishte barazuar rezultatin kundër liderit të Superligës në kohën shtesë, duke e hedhur për toke dhe shkelmuar në kokë portierin 31-vjeçar.

Ndryshe, policia ka bërë me dije se janë pesë të arrestuar lidhur me këtë rast të cilësuar si: “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Teksa, ditën e djeshme, Insajderi raportoi ekskluzivisht se Huligani që goditi portierin e Ballkanit është vëllai i drejtorit të SC Gjilanit dhe aktivist i VV-së, Fadil Robelli.

You may also like