U quajt “hero” në Suedi pasi shpëtoi fqinjin nga flakët, humb jetë shqiptari

by admin
Spread the love




Kelman Qibini, shqiptari nga Tepelena, i cili arriti të shpëtonte jetën e fqinjit në Suedi, i cili rrezikohej nga flakët që pushtuan banesën e tij, është ndarë nga jeta. Shkak është bërë një sëmundje e rënë, nga e cila Qibini vuante prej kohësh.

Mediat suedeze asokohe i kushtua vëmendje gjestit të shqiptarit, duke e kthyer në “hero”.

“Dëgjova nga jashtë që ai po bërtiste dhe hyra brenda flakëve. Nëse nuk do të ndërhyja dhe personi do të kishte vdekur, do ishte shumë e vështirë të jetoja me këtë mendim”, tha ai për mediat suedeze.


You may also like