U publikuan rezultatet e regjistrimit, çdo i treti qytetar në Maqedoninë e Veriut është shqiptar

by admin
Spread the love

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 54.21% maqedonas, 29.52% shqiptarë. Kështu thonë të dhënat e regjistrimit të popullsië që u publikuan dje, proces që u realizua pas 2 dekadash. Popullsia e përgjithshme e vendit del të jetë 2 milionë e 097 319 persona, prej tyre 50.4% femra dhe 49.6% janë meshkuj. Popullsia rezidente është 1.836.713 qytetarë. Popullsia jorezidente është 260.606.

Nga numri i përgjithshëm i regjistrimit janë identifikuar:

Maqedonas 54.21%

Shqiptarë 29,5%,

Turq 3.98 %

Romë 2,36%

Serbë 1,18%

Boshnjakë 0,87%

Vllehë 0,44%

Ndërsa sa i përket përkatësisë fetare, janë deklaruar:

46,14% janë deklaruar si ortodoksë

32,17% si muslimanë

0,37 si katolikë

Mosha mesatare e popullisë është 40 vjeç. Shkupi ka mbi 500 mijë banorë, maqedonas 58,71%, shqiptarë 22.85%. Sipas numrit të banorëve, komuna më e vogël është e Zernovcit me 2 086 banorë, ndërsa komuna më e madhe është ajo e Komuanvës me 98 104 banorë.

Nga Enti Shtetëror i Statisktikave, u shprehën se ndjehen krenarë që regjistrimi është realizuar me sukses dhe rezultatet janë shpallur për kohë rekorde. Drejtori Apostoll Simovski, tregon se këtë proces e kanë realizuar në rrethana shumë të rënda.

Përndryshe, numri i ekonomive familjare është 598 632, ndërsa numri mesatar i anëtarëve të ekonomive familjare është 3.06. Kurse numri i banesave është 839 174.

Ndërkaq, persona që kanë refuzuar të regjistrohen janë 132 260 persona.

Popullsia e përgjithshme në vend për krahasim nga viti 2002 është zvogëluar për 185 834 persona ose për 9.2%. Ndërsa 207 vendbanime janë boshatisur.

Regjistrimi u realizua nga 5-30 shtator të vitit 2021.

Po ashtu bënë me dije se laptopët që janë përdorur për procesin e regjistrimit, do të ju shpërndahen institucioneve që kanë nevojë.

You may also like