U përfolën për lidhje, Johnny Depp shfaqet me avokaten e tij në Pragë – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë gjyqit të famshëm Johhny Depp u përfol për një lidhje me avokaten që dha më të mirën për të, Camille Vasquez. Dyshja janë takuar sërish pas gjashtë javësh nga gjyqi.  Në një video të publikuar në rrjetet sociale ata shihen në Pragë. Depp është në turne në Evropë me kitaristin dhe mikun e vjetër Jeff Beck dhe dukej i emocionuar kur dalloi Vasquez në audiencë. Në video shfaqet avokatja 38-vjeçare që prezanton aktorin me të dashurin e saj të përfolur, Edward Owen. Të dy shtrëngojnë duart dhe përqafohen. Përpjekjet e Vasques gjatë gjyqit u vlerësuan shumë nga fansat e aktorit dhe siç raportojnë mediat e huaja ajo po merr një mori ofertash nga shumë studio ligjore që e duan në stafin e tyre.

You may also like