“U mbrojtëm më shumë”, Martin Odegard: Tani do të vazhdojmë luftën

by admin
Spread the love

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegard, mendon se skuadra e tij bëri të pamundurën për të fituar në “Etihad” të dielën kundër Mançester Sitit, por nuk bëri mjaftueshëm për të shënuar në portën e kampionëve të Anglisë.

Megjithatë, mesfushori norvegjez tha për mikrofonat e “Sky Sports” se “topçinjtë” janë ende atje në garën për titull. Ata e pranojnë këtë pikë dhe shohin përpara në 9 javët e mbetura të sezonit: “Ne i donim të tri pikët padyshim dhe bëmë më të mirën për të fituar, por në fund nuk bëmë mjaftueshëm, kështu që marrim pikën dhe vazhdojmë përpara”.

Mbrojtja e londinezëve ishte e padepërtueshme nga Haland me shokë dhe Odegard vlerësoi sigurinë që sjell në repartin e prapavijës Uilliam Saliba, i cili i mungoi shumë skuadrës së Mikel Artetës sezonin e shkuar: “Çdo skuadre në botë do t’i mungonte ky djalë. Ju shikoni cilësinë që ai ka me topin dhe pa të, kështu që jam i kënaqur që ai është në formë tani. Lojtar brilant dhe performancë e shkëlqyer sërish”.

Pastaj edhe një opinion për ndeshjen: “Duhej të mbroheshim shumë, shumë më tepër nga sa kishim planifikuar. Ne ishim të rrezikshëm në momente të caktuara kur kundërsulmonim, por është e vështirë të mbash topin dhe të ndërtosh kur je mbrojtur për kaq shumë kohë. Këmbët e tua janë të rënda. Në momentet kur arritëm të merrnim topin dhe të dilnim përpara, dukeshim të rrezikshëm dhe mund ta kishim fituar ndeshjen edhe në fund”.

Por çfarë mendon Odegard për garën treshe për titull?: “Është një rrugë e gjatë për të bërë. Mund të ndodhin shumë gjëra deri në fund të sezonit. Ne duhet ta marrim ndeshje pas ndeshjeje, kështu duhet ta bëjmë. Vazhdoni të punoni shumë, vazhdoni të shtyni dhe do të shohim.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like