U largua nga Drita, Benjamin Agyare mbetet në futbollin kosovar, pritet të transferohet tek klubi i njohur

by admin
Spread the love

Mbrojtësi ganez, Benjamin Agyare është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Dritës.

Klubi i Dritës ka njoftuar dje se ka ndarë rrugët me marrëveshje të dyanashme me mbrojtësin qendror.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se futbollisti nuk do të largohet nga futbolli kosovar. Ai do ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë tek skuadra e Suharekës.

Agyare ka arritur marrëveshje në parim me ekipin e Suharekës dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti, në rast se nuk ndërron diçka në fund.

Kujtojmë se klubi i Suharekës po tenton disa transferime në këtë merkato, pasi duan inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

/GazetaBlic Sport

You may also like