U krijua pas zbulimit në 1969. Si funksionon “Fondi i Naftës” i Norvegjisë

by admin
Spread the love

Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegjia zbuloi naftë në Detin e Veriut. Fondi u krijua për të mbrojtur ekonominë nga ulje-ngritjet e të ardhurave nga nafta. Ai shërben gjithashtu si një rezervë financiare dhe si një plan kursimi afatgjatë, në mënyrë që brezi aktual dhe i ardhshëm i Norvegjisë të përfitojnë nga pasuria e naftës.

Në vitin 1969, një nga vendburimet më të mëdha të naftës në botë në det të hapur u zbulua në Norvegji. Papritur, shteti nordik kishte shumë naftë për të shitur dhe ekonomia e tij u rrit në mënyrë dramatike.

Qysh herët, u vendos se të ardhurat nga nafta dhe gazi duhet të përdoreshin me kujdes për të shmangur çekuilibrat në ekonomi. Në vitin 1990, parlamenti norvegjez miratoi legjislacionin për ta mbështetur këtë ide, duke krijuar atë që sot është Fondi Qeveritar Global i Pensioneve, dhe paratë e para u depozituan në fond në vitin 1996. Siç sugjeron emri, u vendos që fondi të investohej vetëm jashtë vendit.

Të ardhurat nga nafta kanë qenë shumë të rëndësishme për Norvegjinë, por një ditë nafta do të mbarojë. Qëllimi i fondit është të sigurojë që ato para të përdoren me përgjegjësi, dhe kështu të mbrohet e ardhmja e ekonomisë norvegjeze.

Si rritet fondi?

Megjithëse të ardhurat nga prodhimi i naftës dhe gazit transferohen në fond, këto depozita përbëjnë më pak se gjysmën e vlerës së tij. Pjesa më e madhe është fituar nga investimi në aksione, të ardhura fikse, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë të energjisë së rinovueshme.

Sot, ai është një nga fondet më të mëdha në botë, duke zotëruar pothuajse 1.5 për qind të të gjitha aksioneve në kompanitë e listuara në bursë botë. Kjo do të thotë se ne Fondi ka aksione në rreth 9,000 kompani në mbarë botën, duke i dhënë të drejtën për një pjesë të vogël të fitimeve të tyre çdo vit.

Përveç kësaj, fondi zotëron qindra ndërtesa në disa nga qytetet kryesore të botës, të cilat gjenerojnë të ardhura nga qiraja.

Fondi gjithashtu merr një fluks të qëndrueshëm të ardhurash nga kreditimi për vendet dhe kompanitë e ndryshme. Duke i përhapur gjerësisht investimet, është zvogëluar rreziku i humbjes së parave të fondit.

Si shpenzohen kursimet

Çdo vit, qeveria norvegjeze mund të shpenzojë vetëm një pjesë të vogël të fondit, por kjo është gjithësesi pothuajse 20 për qind e buxhetit të qeverisë.

Ekziston një konsensus i gjerë politik se si duhet të menaxhohet fondi. Sa më pak të shpenzohet sot, aq më mirë do të jetë Norvegjia në pozicionin për t’u përballur me rëniet ekonomike dhe krizat në të ardhmen.

Tepricat buxhetore kalojnë në fond, ndërsa deficitet mbulohen me para nga fondi. Me fjalë të tjera, autoritetet mund të shpenzojnë më shumë në kohë të vështira dhe më pak në kohë të mira.

Në mënyrë që nga fondi të përfitojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur edhe në të ardhmen, politikanët kanë rënë dakord për një rregull fiskal që siguron që të mos shpenzohet më shumë se të ardhurat e pritshme në fond.

Mesatarisht, qeveria duhet të shpenzojë vetëm ekuivalentin e të ardhurave reale në fond, i cili vlerësohet të jetë rreth 3 për qind në vit. Në këtë mënyrë, të ardhurat nga nafta kalojnë gradualisht në ekonomi. Në të njëjtën kohë, shpenzohet vetëm të ardhurat vjetore të fondit, dhe jo kapitali i tij.

Roli i fondit është të sigurojë që pasuria kombëtare të zgjasë për aq kohë sa të jetë e mundur. Investimet e saj kanë një perspektivë jashtëzakonisht afatgjatë, duke i mundësuar të përballojë luhatjet e mëdha në vlerë në afat të shkurtër. / Shqip

You may also like