“U gëzova shumë kur munda Milanin në kampionat”, De Ketelare thumbon: Zikaltër, ngjyra që më shkojnë

by admin
Spread the love

“E zeza dhe e kaltra? Të gjithë thonë se këto janë ngjyrat që më shkojnë më shumë.” Sharl de Ketelare nuk humbet asnjë rast për t’i hedhur disa “thumba” Milanit që e solli në Itali, por me të cilin duket se nuk ka gjetur kurrë ndjenjën e duhur.

Sulmuesi belg duket se ka rilindur me fanellën e Atalantës e cila rastësisht mban të njëjtat ngjyra klubi si Bryzhi që e linçoi atë në futbollin e madh. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 21-vjeçari komentoi zgjedhjen e tij për t’u zhvendosur me rreth 50 kilometra dhe për të nisur sërish nga Bergamo, ku duket se ka gjetur dimensionin e tij përveç atij pasioni për golat që e kishte bindur Maldinin ta merrte te kuqezinjtë për 32 milionë euro.

“Sigurisht që u mendova pak, por nuk ishte e vështirë, sepse të gjithë, duke filluar nga trajneri dhe drejtori D’Amiko, më bënë menjëherë dhe gjithmonë të ndieja besimin e duhur. Fundja gjithmonë më kishte pëlqyer Atalanta. Kishte edhe opsione të tjera, por nuk i mora kurrë në konsideratë: ose Milani, ose Atalanta – tha De Ketelaere. Nëse bëj një zgjedhje, nuk ulem duke menduar: ‘Po sikur të gaboj?’. Pas dy fitoreve kundër Milanit nuk mendova: ‘

Nuk më kuptuan kurrë’, por sigurisht kur fituam ndaj Frozinones, nuk isha aq i lumtur, po. Nuk ishte një ndjenjë negative, por e di se çfarë është Milani, dhe çfarë do të thotë ta mundësh.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like