U eliminua nga Kupa e Afrikës, jep dorëheqje trajneri i Algjerisë

by admin
Spread the love

Djamel Belmadi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të kombëtares së Algjerisë.

Dorëheqja e tij vjen pasi nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Kupën e Afrikës.

Algjeria nga tri ndeshje të zhvilluara, regjistroi dy barazime dhe një humbje nga Mauritania.

Presidenti i Federatës së Algjerisë, Walid Sadi, e ka konfirmuar dorëheqjen e Belmadit, i cili u kishte thënë lojtarëve të tij në dhomën e zhveshjes se ai do të tërhiqej pasi u mund 1-0 nga Mauritania dhe që atëherë ai ka rënë dakord të ndërpresë kontratën e tij.

“Unë takova trajnerin e kombëtares për të diskutuar pasojat e këtij eliminimi të hidhur dhe arritëm një marrëveshje miqësore për të prishur kontratën e tij. Falenderojmë trajnerin për gjithçka që ka bërë për skuadrën dhe i urojmë fat në karrierën e tij”, tha Sadi.

Belmadi ishte trajner kur Algjeria fitoi Kupën e Kombeve 2019 në Egjipt, por skuadra e tij ka përfunduar në fund të grupit të raundit fillestar në dy edicionet e njëpasnjëshme që atëherë.

You may also like