U dëmtua në kombëtare, Allegri humbet për 20 ditë “ushtarin” e besuar

by admin
Spread the love

Pauza e kombëtareve sjell gjithnjë shqetësime fizike te futbollistët, probleme që më pas i vuajnë klubet.

Këshu ndodh edhe në shtëpinë e Juventus, aty ku Danilo pësoi një dëmtim në sfidën e Brazilit me Venezuelën. Raportimet e para ishin shqetësuese për kapitenin e bardhezinjve, megjithatë së fundmi flitet për një pauzë prej 20 ditësh.

Kështu, trajneri Massimiliano Allegri nuk do të ketë në dispozicion një nga besnikët e tij për ndeshjet me Milanin, Veronën, Fiorentinën dhe Cagliarin. Në fakt, për sfidën me sardët, Danilo edhe mund të rikuperojë.

Megjithatë, stafi mjekësor i “Zonjës së Vjetër” nuk e ka ndërmend ta rrezikojë 32-vjeçarin, edhe për shkak se trajneri Allegri kërkon ta ketë me patjetër në organikë për ndeshjen me Interin më datë 26 nëntor. Kështu, Danilo do të humbasë grumbullimin e radhës me kombëtaren “Selecao” e pritet të rikthehet në fushë plotësisht i riaftësuar në fundin e muajit nëntor. /Supersport


Top Channel

You may also like