U bë xheloz se më puthi…

by admin
Spread the love

E ftuar në “Shqipëria Live” Serena Sula tregoi për lidhjen me Arjonin dhe ndarjen nga ai.

Ajo tregoi ekskluzivisht për arsyen e ndarjes nga partneri i saj. Momenti i fundit ku ata janë parë bashkë ka qenë në një show në Kosovë. Një keqkuptim i momentit e ka çuar çiftin drejtë ndarjes.

Flori Gjini: Duket se kanë dalë fjalë Serena se ju jeni ndarë?

Serena Sula: Po shumë e vërtetë ne nuk jemi më.

Erjona Rusi: Pse nuk jeni më?

Serena Sula: Nuk e di nuk kemi arsye. E kam thënë që nuk ka asnjë arsye që jemi ndarë.

Flori Gjini: Si u ndatë? Na thuaj për ditën e fundit që ishit bashkë?

Serena Sula: Ditën e fundit që kemi qenë bashkë ka qenë në Kosovë në një show. U zumë për një fanc që më puthi në buzë apo faqe.

Erjona Rusi: Domethënë Arjoni u bë xheloz?

Serena Sula: Po u bë xheloz shumë, por nuk kemi pasur ngatërresa.


You may also like