U bë milionere që kur ishte fëmijë, këngëtarja: Jam e lumtur që jam e famshme

by admin
Spread the love

Isabella Barrett ishte vetëm 6-vjeçe kur fitonte 25 mijë paund në javë. Përveç kësaj shume, ajo gjithashtu kishte një shofer personal që e çonte kudo si dhe shijonte darkat në restorantet më të shtrenjta. 16-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë milionere pasi lançoi linjën e saj të veshjeve dhe bizhuterive, “Glitzy Girl”, pas paraqitjes së saj në shfaqjen amerikane të hitit TLC, Toddlers and Tiaras.

“Kur fitova milionin tim të parë, isha pak më pak se 7 vjeç”, tha Isabella për “The National”. Isabella ka qenë e pranishme në Javën e Modës në Nju Jork dhe ka shtuar markën e saj, “House of Barretti”. Mediat e huaja shkruan se vlera e saj neto tashmë është dyfishuar dhe është afër 1.8 milionë paund. 16-vjeçarja është shfaqur gjithashtu në një dokumentar të Amazon, “The Next Big Thing”.

“Ndihem fantastike sepse e di që të gjithë më shikojnë, gjë që është një përgjegjësi e madhe. Fansat e mi më duan, më thonë se jam shumë e lezetshme dhe thjesht e bukur – nuk ka asgjë që të mos pëlqejë të jesh i famshëm”, ka thënë ajo për “Mirror”.

Adoleshentja ka treguar se tani pasurinë e saj e shfrytëzon në blerjen e super makinave, jahteve dhe rrobave firmato. E sigurisht nuk mungojnë as udhëtimet luksoze…

The post U bë milionere që kur ishte fëmijë, këngëtarja: Jam e lumtur që jam e famshme appeared first on Telemedia.

You may also like