U arrestua si pjesë e grupit kriminal për trafik droge, Elsa Lila flet për ditët e qëndrimit në burg – Shqip

by admin
Spread the love

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg.

Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, dhe ka treguar se detyra që bënte ishte të tregonte historinë Italisë për gratë e burgosura, ku sipas saj ishin shumica analfabete, ndërsa tha se u lexonte dhe libra.

Më tej Lila tregoi se u përllogariste dhe sa kohë qëndrimi kishin ato në burg, teksa theksoi se për veten e saj ishte e qetë sepse do dinte që do dilte shpejt nga qelia.

“Një nga detyrat që kam bërë unë aty, niveli i analfabetizmit ishte shumë i lartë dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin.

Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thash shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje.

Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja dhe isha e qetë” është shprehur Elsa.

You may also like