Tym në një banesë te Santea në Prishtinë, zjarrfikësit thonë se kishte renovime (VIDEO)

by admin
Spread the love

Qytetarët kanë raportuar se kanë parë duke dalë tym nga nga një banesë te Santea në Prishtinë.

Zjarrfikësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se tymi ka dal pasi aty po bëheshin renovime.

Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra për Klankosova.tv u shpreh se tymi ka ardhur nga prerja e disa materialeve me të cilat po bëheshin renovimet.

“Në orën 18:15 kanë lajmëruar se po del tym nga një banesë te Santea në Prishtinë. Zjarrfikësitë e kanë gjetur vendin dhe kanë parë se aty po bëheshin renovime dhe se nga prerja e materialeve, plastikave ka dalë tym dhe disa aroma”, u shpreh ai.

Klankosova.tv ka siguruar pamje të momentit kur zjarrfikësitë po kërkonin vendin në të cilin është raportuar se po del tym:

 

You may also like