TVSH-ja e ushqimeve u ulë nga 5 në 0 për qind, Besimi: Mundohuni të kurseni!

by admin
Spread the love




Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot prezantoi një pjesë të masave që janë ndërrmarë nga Qeveria për të kaluar këtë krizën e rritjes së çmimeve. Besimi informoi se janë marrë tri vendime dhe i publikoi masat që do të implementohen. Besimi u bëri thirrje qytetarëve që të mundohen të kursejnë

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“E para është që kemi zvogëlim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet kryesore ushqimore nga 5 për qind në zero për qind, për bukën, sheqerin, miellin e llojit 400, pasataj vaji i lule diellit si dhe qumështi me yndyrë 2.8 dhe 3.2 dhe 3.5, mishi i freskët, orizi dhe vezët”

I pari i Financave shpalosi edhe masën e dytë e cila hyri në fuqi e cila është vazhdimi i zvoglimit TVSH-së për 5 për qind i energjisë elektrike për amvisëritë dhe shfrytëzuesit e vegjël, e cila do të vlejë deri në fund të vitit. /SHENJA/


You may also like