Turqia prezanton “Mollën e Kuqe”, avionët që do të ndryshojnë ekuilibrin në fushën e betejës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Turqia prezanton një gjeneratë të re dronësh me motorë reaktivë si të avionëve të tjerë luftarakë që drejtohen nga pilotët.

Ata quhen “Kizilelma” ose Molla e Kuqe dhe e veçanta e tyre është se mund të përfshihen në beteja ajrore me avionë të tjerë, ndryshe nga dronët aktualë Bajraktar që përdoren vetëm për kryerjen e sulmeve ndaj objektivave në tokë.

Këto filmime tregojnë momente nga fluturimet provë të kryera pranë një aeroporti ushtarak 85 kilometra në perëndim të Stambollit.

Pamja e tyre duket si avionët luftarakë të gjeneratës së pestë, asaj më të fundit.

“Bayraktar Kizilelma”, i cili është i aftë të kryejë luftime ajër-ajër si avionë luftarakë të drejtuar me manovra agresive, do të ndryshojë ekuilibrin në fushën e betejës me këto aftësi, ndryshe nga mjetet ajrore pa pilot që janë zhvilluar me burime vendase dhe kombëtare dhe kanë një ndikim të madh në botë.

Avioni, studimet e zhvillimit të të cilit kryhen plotësisht nga inxhinierë dhe teknikë turq me përvojë të fituar në projektet Bayraktar TB2 dhe Bayraktar Akinci, do të sigurojë efektivitet kundër objektivave ajrore me municion vendas.

Karakteristika e prerjes tërthore të vogël të radarit, e cila konsiderohet si një nga çështjet më kritike në proceset e projektimit të avionëve luftarakë të drejtuar, është marrë parasysh edhe në projektimin e “Bayraktar Kizilelma”.

Avioni do të përdorë të gjithë municionin e zhvilluar nga inxhinierët turq dhe ngarkesa e planifikuar e tij është 1500 kilogramë.

Ushtria turke po planifikon të krijojë një flotë ajrore me të këtij modeli që do të jetë pjesë e një aeroplanmbajtëseje të prodhuar për avionët amerikanë F-35, të cilat Uashingtoni nuk ia dorëzoi asnjëherë Turqisë, pas krisjes së marrëdhënieve për disa çështje ndërkombëtare. Dronët turq kanë luajtur rol vendimtar në disa konflikte, si në Azerbajxhan, Siri, Libi e së fundi në Ukrainë.

You may also like