Turpin e hanë me bukë, në këtë botë të egër…

by admin
Spread the love

Këngëtari Ardit Çuni, një nga konkurrentët e spektaklit ‘Dancing With The Stars’ ka bërë një reagim së fundmi në rrjetet e tij sociale, pas finales së mbrëmshme ku fituese e programit u shpall blogerja Sara Hoxha. Artisti ka falenderuar publikun për mbështetjen dhe vetëm dy anëtarë të jurisë, Dalina Buzin dhe Armand Pezën.

Gjithashtu, ai shkruan se është i lumtur që ka realizuar një nga performancat e tij që ka pasur ëndërr dhe ka punuar fort gjatë katër muajve spektakël. “Më vjen të shkruaj shumë gjëra, pastaj them pse t’u jap material portaleve.

Zgjodha pikërisht këtë moment sepse m’u bë zemra mal që realizova një nga ato performanca që i kisha ëndërruar dhe ia dolëm me shumë sukses. Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka.

Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahë e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh.

Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë.” – shkruan Ardit Çuni në rrjete sociale pas finales së spektaklit ‘Dancing With The Stars’.

You may also like