Turne miqësor para Euro 2024, Kombëtarja luan në mars ndaj Algjerisë, Afrikës së Jugut dhe Bolivisë

by admin
Spread the love

Jo një apo dy ndeshje, por një turne të plotë miqësor, për kombëtaren e Shqipërisë në përgatitjet e saj përpara finaleve të Euro 2024.

Bëhet fjalë për një turne që do të zhvillohet në Algjeri gjatë muajit mars, kur janë edhe datat e lira të FIFA.

Përveç organizatorëve, do të marrin pjesë Shqipëria, Afrika e Jugut dhe Bolivia.

Lajmi i publikuar nga ABC News pak ditë më parë është konfirmuar nga presidenti i federatës algjeriane të futbollit Velid Sadi, që ka zyrtarizuar edhe data e këtij turneu.

Ai do të zhvillohet nga 18 deri më 26 mars.

Që pas hedhjes së shortit, në federatë nisi puna për për të siguruar të paktën dy kundërshtarë për skuadrën e Silvinjos përpara aventurës në Euro 2024.

Duke parë nivelin e kundërshtarëve në Grupin B të Kampionatit Europian, tekniku kuqezi do të preferonte rivalë të fortë për miqësoret e marsit.

Opsionet për të luajtur me Zvicrën apo Turqinë, dy skuadra gjithashtu të kualifikuara në Euro 2024, u sfumuan shpejt për shkak të axhendës së tyre.

Në këtë mënyrë, turneu miqësor në Algjeri duket se është një mundësi e mirë në përgatitjet e kombëtares kuqezi përpara Kampionatit Evropian që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani. /abcnews.al

You may also like