Tunel nën spitalin Al-Shifa/ Ushtria e Izraelit: Përdorej nga Hamasi

by admin
Spread the love

Ushtria izraelite njoftoi të dielën se kishte zbuluar një tunel me gjatësi 55 metra nën spitalin Al-Shifa në Gaza.

Tuneli sipas zëdhënësit ushtarak, Daniel Hagari kalonte nën spital dhe më pas lidhej më një hapësirë tjetër me një derë metalike, që ende nuk është hapur nga forcat e armatosura. Ai shtoi, se hyrja nëntokësore u zbulua gjatë momentit që një buldozer ushtarak rrëzoi murin e jashtëm të qendrës spitalore ku u konstatua dhe hyrja e fortifikuar që zbriste rreth 10 metra nën tokë.

Gjatë kontrolleve, në tunel u gjet dhe një kamionçinë e ngarkuar me eksplozivë, granata dhe armë të ndryshme. Autoritetet dyshojnë se tuneli mund të jetë I lidhur me zona të tjera të Gazës, dhe për këtë arsye po punojnë për hapjen e derës metalike.

Spitali Al-Shifa, prej të mërkurës ka qenë objektiv i sulmeve, pasi ushtria izraelite e cilëson atë si një nga bazat më të mëdha të komandës së grupit terrorist të Hamasit. Operacioni në Al-Shifa ka tërhequr një vëmendje të madhe ndërkombëtare, për shkak të numrit të madh të pacientëve që kuroheshin në këtë qendër spitalore, ku vetëm gjatë kësaj të diele u evakuuan më shumë se 30 foshnja të lindura parakohe.

Por, ndërsa militantët e Hamasit vijojnë luftimet me trupat izraelitë, SHBA, së bashku me qeverinë e Katarit po negocion për lirimin e pengjeve si dhe rikthimin e armëpushimit. Por edhe pse u aludua për një marrëveshje mes palëve, kryeministri Izraelit e mohoi një gjë të tillë, duke i quajtur raporte të rreme.


Top Channel

You may also like