Tuhel hakmerret, ironizon “armiqtë” në ekip: Tregoni veten për trajnerin e ri

by admin
Spread the love

“Nuk dua më asnjë justifikim apo ankesë të vetme, ndryshe nga sa keni vepruar deri në këtë pikë. Koha që të gjithë t’ia dërgoni CV-në tuaj trajnerit të ardhshëm. Detyrat tona janë të qarta deri në mbylljen e sezonit. Ankesat janë zeruar, prandaj flisni vetëm në fushë”. Mësohet të ketë thënë Tuhel, i cili e ka shkarkuar të gjithë mllefin e akumuluar kundër lojtarëve të Bajern Mynin pas njoftimit me vendimin e bordit, largimin në fund të sezonit.

Sipas konstatimit të “Bild”, theksohet se Tomas Tuhel ka mbajtur fjalim para lojtarëve të tij pak orë pas njohjes me lamtumirën e parakohshme, e ardhur në linjën e një hakmarrjeje kundër “armiqëve” në grup. Duhet thënë se panorama në fjalë vjen si “thikë” për “veteranët”, të cilët pas çdo situate të vështirë e gjenin fajtorin e problemeve tek trajneri.

Joshua Kimish, Leon Gorecka, Matis Til, Serzh Gnabri, De Ligt dhe Tomas Myler janë disa nga emrat më “të rëndë” që kanë dalë shpesh kundër “timonierit” të kampionëve gjermanë. Presionit ka mbetur “kujtim i vjetër” për Tuhelin, i cili nuk ka më asgjë se çfarë humb te gjigantët e Bajernit, pasi vendimi i bordit është marrë në trajtë kategori, pavarësisht përfundimit.

Prej takimit me Fraiburg, përgjegjësia do anojë te futbollistët dhe në fund do konkludohet bilanci finalë, nëse fjala koçidoi me taktikat e gabuar të Tuhelit dhe opsionet e gabuar rreth kontigjentit në fushë, apo rendimenti i ulët nga grupi t’i dërgojë në periudhën më të errët dekadën e fundit.

RIVALI – “Fraiburgu është ekip vërtet fleksibël, të aftë për të ndryshuar dhe përshtatur kundërshtarit. Krahun i djathtë me protagonist Donan vlerësohet nga këndvështrimi im si pika më e fortë e tyre. Nuk kam asnjë dyshim se do fitojmë në takimin e sotëm. Rikthimi i frymës pozitive pas suksesit të vuajtuar me Lajpcig na ka kthyer buzëqeshjen. Grupi ka evoluar mirë në seancat stërvitore dhe janë të etur për të mos gabuar më”, vijoi Tuhel.

GRUPI – “Leroi Sane dëshiron të luajë, ama gjendja e rënduar fizike nuk ja lejon. S’dua të rrezikojë me të. Duket sikur ka mbingarkesë, koha të pushojë dhe marri veten, pasi na pret takim i rëndësishëm në Ligën e Kampionëve. Serzh Gnabri është kthyer në stërvitje, por ende herë. Dejvis po ashtu ka dhënë sinjale pozitive me seanca të gjata përgatitore, do jetë në skuadër, megjithëse pa premtim mbi minutazhin në duelin e mbrëmjes. Pezullimi i De Ligt pa ndonjë shqetësim. Kim do jetë aty në qendër të prapavijës me Upamekanon. Përsa i përket Kingsli Koman, Sasha Boei dhe Nusair Mazraui, ata janë të padisponueshëm”.

EMËRIMI I EBERL – “E njoh Maksin, ai u prezantua me stafin dhe lojtarët ditën e djeshme. Përpiqem ta mbajë fokusin totalisht tek futbolli dhe rivali. Na është premtuar nga bordi që Eberl do na mbështesë, këtë presim edhe ne. Koha të nisim në mars me energji të mira, ndryshe nga muaj, që lamë pas”.

TAKIMI NË CHAMPIONS – “I bindur se qasja e rivalit të sotëm me Lacion do jetë krejtësisht e ndryshme. Lacialët vijnë pas fitores në takimin e parë dhe do japin gjithçka për të mbrojtur avantazhin. Pres dy qasje të ndryshme, sikurse interpretimin nga ekipi im”, përfundoi Tomas Tuhel.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

You may also like