Tuchel: Nuk ka ndeshje më të komplikuar se ajo e kthimit në “Bernabeu”

by admin
Spread the love

Shorti i hedhur sot në Nion ka vënë Chelsean përballë Realit të Madridit në çerekfinalet e Champions League. Trajneri i “bluve” Thomas Tuchel ka komentuar këtë përballje:

“Është një ndeshje e vështirë. Nuk ka një ndeshje më të komplikuar kthimi se ajo kundër tyre në “Bernabeu” përballë tifozëve të tyre. Por është edhe një stimul i madh.

Një ndeshje e komplikuar, por edhe shumë interesante. Evituam skuadrat angleze, por është gjithmonë bukur kur luan kundër rivalëve të huaj.

Mungesa e tifozëve në ndeshjen e vajtjes? Sigurisht që është një disavantazh i madh, sepse këto ndeshje janë për tifozët. Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje para datës së ndeshjes, nuk e di se sa mundësi ka, por ndeshjet luhen për tifozët”, ka thënë tekniku gjerman i Chelsea. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

You may also like