Tuchel: Kemi blerë një lojtar të madh, Lukaku është pjesë e Chelsea

by admin
Spread the love

“Lukaku? Duam gjithmonë që të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Në këto momente është një pjesë e rëndësishme e organikës për sezonin e ardhshëm”, ka thënë trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, duke folur për sulmuesin belg që akoma nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat në vitin 2022.

“Nuk ka lojtarë në shitje për shkak të situatës së klubit. Kemi blerë një lojtar të madh, kemi akoma një lojtar të madh. Nuk u fut në lojë sepse i kishim kryer zëvendësimet dhe kishim edhe një lojtar të dëmtuar”, ka shtuar tekniku gjerman, duke sqaruar pse Lukaku qëndroi në pankinë në ndeshjen e fundit.

Në prag të sfidës kundër Wolves, Tuchel ka thënë se belgu është stërvitur mirë dhe ndoshta nesër mund të luajë që nga minuta e parë. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

You may also like