“Tu-La” e lodhur dhe pa ide, Inter gati të futet në merkato për sulmin

by admin
Spread the love

Nuk është çudi që Lautaro dhe Turam kanë vështirësi për të shënuar. “Tu-La” është e lodhur. Nuk kishte ndodhur kurrë, por, në fund të fundit, është mjaft logjike që ndodhi. Sepse e tregojnë numrat, të cilët krahasojnë dyshen e golave të Simone Inzagit me ato të Milanit dhe Juventusit, respektivisht i dyti dhe i treti në kampionat. Dhe ne e nisim nga numrat, për të shpjeguar pse Interi ka vendosur ta nisë sezonin e ardhshëm me pesë sulmues të rregullt dhe jo me katër.

LODHJE – Duke marrë parasysh vetëm Serina A, Lautaro ka luajtur 2191 minuta dhe Thuram 2113. Leao-Giroud janë më poshtë: 1,963 portugezi, 1,933 francezi. Dyshja e Juventusit gjithashtu ka luajtur shumë më pak se ThuLa: Vlahoviç ka 1,771 në Serie A, Kieza 1,664. Këtu nuk bëhet fjalë për rendiment pasi i Turamit dhe Lautaros nuk lejon dyshime, edhe në raport me çiftet rivale. Rënia e fundit, që nuk i kushtoi Interit asgjë në kampionat, por shumë në Champions, mund të shpjegohet (edhe) me lodhjen e pashmangshme të të dyve, të cilët u “detyruan” në kohë shtesë. Në përgjithësi, një tranzicion i ngjashëm ndodhi edhe me Osimhen dhe Kvaratskhelian tek Napoli në sezonin e kaluar. Për Inzagin, mbipërdorimi i Tulës erdhi edhe si pasojë e pamundësisë së Arnautoviçit dhe Sançezit urisht një kuotë që i ka shtyrë drejtuesit zikaltër të zgjerojnë horizontin e sulmit. Kjo është arsyeja pse Gudmundson është një objektiv konkret. Sigurisht që Marotën nuk e ndihmojnë paraqitjet e shkëlqyera të islandezit, për të cilin Xhenoa rrezikon të kërkojë më shumë sesa 30 milionë eurot e përcaktuara pas për t’i kursyer disa minuta titullarëve.

AFATE – Ja pse është blerë që tani Taremi. Por jemi në prag të një sezoni si asnjëherë më parë, i cili do të bëjë që Interi të luajë shumë më tepër ndeshje sesa këtë vit (në fund do të jenë 49). Ndoshta jo 69 që mbetet kufiri maksimal, por sigafatit kalimtar të janarit dhe të rikonfirmuar disa javë më parë. Menaxheri i lojtari është njoftuar për interesin interist, por ende nuk është hapur ende një diskutim i vërtetë me gjenovezët. Nuk është koha e duhur, por duke pritur akoma, Interi rrezikon të shohë se si rritet konkurrenca për shërbimet e Gudmundsonit. Prandaj, disa afate duhen respektuar. Sondazhi nuk mjafton, por tani duhen hapa konkretë për të lëvizur në merkato. Sezoni i ardhshëm do të jetë i ngjeshur dhe me shumë ndeshje, për më tepër me një Botëror klubesh ndryshe. Kjo do të thotë se duhen patjetër forca të tjera për vitin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

You may also like