Trupi i Navalny i kthehet nënës, ende nuk dihet si do të kryhet ceremonia e vdekjes

by admin
Spread the love

Një javë pas vdekjes, trupi i Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Navalny, i cili falenderoi gjithë ata që kërkuan që trupi i pajetë i liderit opozitar rus t’i kthehej familjes.

Nëna e Navalndy deklaroi dy ditë më parë se asaj i ishte kërkuar  të pranonte një varrim “të fshehtë”, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.

Në një postim në X, zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh tha se funerali nuk është bërë ende.

Ne nuk e dimë nëse autoritetet do të ndërhyjnë që ajo të kryhet ashtu siç dëshiron familja dhe siç e meriton Alexei.”

E veja e Navalny, Yulia, akuzoi Vladimir Putinin se e mbante “peng” trupin e burrit të saj të ndjerë dhe kërkoi lirimin e tij pa kushte. Ajo akuzoi sërish presidentin rus se qëndron pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur reagimin perëndimor ndaj vdekjes “histerike”. Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik.

 


Top Channel

You may also like