Trump sulmon Netanyahun: Është gabimi i tij, nuk u përgatit për sulme

by admin
Spread the love

Donald Trump e drejtoi gishtin e fajit nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu për situatën nëpër të cilën po kalon në këto momente vendi i tij.

Duke folur për Fox News, Trump, i cili i prin garës për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet e 2024-ës, e kritikoi Netanyahun për mungesë përgatitjeje për një sulm të Hamasit siç ishte ky i fundit që i kushtoi jetët qindra izraelitë e tha një ngjarje e tillë e ka goditur shumë rëndë shefin e ekzekutivit izraelit.

“Netanyahu u gjend krejtësisht i papërgatitur. Ai nuk ishte përgatitur dhe Izraeli nuk ishte përgatitur. Me Trumpin, atyre nuk do t’iu nevojitej fare të përgatiteshin”, u shpreh ish-presidenti, ndërsa shtoi se ata duhet ta zgjidhnin këtë sepse po luftojnë ndoshta me një forcë shumë të madhe, mbase po luftojnë me Iranin.

Komentet e tij erdhën në kohën kur shteti hebre po mbledh trupat e të vdekurve dhe ende nuk e ka marrë veten nga sulmi befasues i cilësuar si një ndër më shkatërruesit në historinë e vetë. Një nga kundërshtarët e Trumpit në garën e republikanëve, guvernatori i Floridës Ron DeSantis, e kritikoi atë për komentet e bëra. “Është absurde që dikush, aq më pak dikush që garon për president, do ta zgjidhte këtë kohë për ta sulmuar aleatin dhe mikun tonë, Izraelin”, shkroi DeSantis në rrjetet sociale.

Gjatë presidencës së tij, Trumpi pati marrëdhënie mjaft të mira me Netanyahin, edhe më pas pati krisej në raportet e tyre.


Top Channel

You may also like