Trump fiton në Gjykatën e Lartë, kandidat zyrtar në fletën e votimit në Kolorado! Ish-presidenti: Fitoi Amerika!

by admin
Spread the love

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar përpjekjet e shteteve individuale për të ndaluar Donald Trumpin të kandidojë si kandidat presidencial për zgjedhjet e nëntorit.

Gjyqtarët hodhën poshtë njëzëri vendimin e Kolorados për të skualifikuar Trump nga votimi paraprak republikan.

Vendimi i Kolorados vuri në dukje veprimet e Trump rreth sulmit të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e tij, por në vendimin e tyre të shpallur të hënën në mëngjes, gjyqtarët vendosën se vetëm Kongresi ka fuqinë për të zbatuar dispozitën, jo shtetet.

Votuesit republikanë në Kolorado dhe më shumë se një duzinë shtetesh të tjera do të shkojnë në kutitë e votimit të martën për të zgjedhur kandidatin presidencial të partisë.

Donald Trump i është përgjigjur vendimit të Gjykatës së Lartë që Kolorado nuk mund ta skualifikojë atë nga zgjedhjet presidenciale republikane duke shkruar “Fitore e madhe për Amerikën”.


Top Channel

You may also like