Tronditet Thiago Motta, Bologna humb për një muaj “yllin” e skuadrës

by admin
Spread the love

“Emiljanët” e Bologna po kalojnë sezonin e tyre më të mirë, të paktën të dekadës së fundit, teksa ndodhen në vendin e 4-t, të tabelës së klasifikimit, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, teksa kërkojnë me ngulm, një “biletë” për në fazën e grupeve, të UEFA Champions League, për sezonin e ardhshëm, mirëpo duket se ky mision do të vështirësohet goxha.

Pas humbjes minimale, 0 me 1, ndaj “Zikaltërve” të Inter, pasditen e së shtunës, që sapo lamë, tekniku, Thiago Motta ka marrë një lajm “të hidhur”, me “bomberin” e skuadrës, Joshua Zirkzee, i cili u dëmtua në përballjen, ndaj djemve të teknikut, Simone Inzaghi, teksa do të mungojë për një kohë relativisht të gjatë.

“Tulipani” holandez, do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 3-4 javore, një humbje e madhe për “Kuqeblutë”, që siç theksuam edhe më lart, kërkojnë të sigurojnë kualifikimin në Champions League, teksa deri më tani, Zirkzee ka kontribuar jo pak, duke shënuar plot 10 gola e asistuar 3 të tjerë, deri në këtë pikë të sezonit. 

You may also like